Mund të jetë një dhimbje pasi të keni shpenzuar një pasuri për atletet tuaja të bardha, që ato të ndoten me njolla të rënda.
Dhe mund të jetë e lodhshme pasi pastroni vazhdimisht dhe nuk kthehen më kurrë në të bardhë. Megjithatë, fatmirësisht fansat e pastrimit shpesh përdorin rrjetet sociale për të zbuluar këshillat dhe metodat e tyre befasuese që mund të ndihmojnë në largimin e njollave.
Këshillat e tyre të bëra në shtëpi mund t’ju ndihmojnë gjithashtu t’ju shpëtojnë nga konsumimi i produkteve të shtrenjta për heqjen e njollave.
Shannen Ayling është një fanse e pastrimit që e bëri këtë kohët e fundit. Ajo pretendoi se arriti t’i kthente atletet në një ngjyrë të bardhë të ndritshme duke përdorur një truk të thjeshtë. Shannen vendosi atletet e saj në makinë larëse së bashku me dy tableta enëlarëse të cilat kushtojnë pak. Pastaj ajo shtoi gjithashtu një fletë Dr. Beckmann Glow White e cila kushton po ashtu pak.
Më pas ajo e vendos lavatriçen në 40 gradë për një orë e 17 minuta. Shannen më pas tregon rezultatet dhe shkruan: ” Të pastra, të freskëta dhe të bardha përsëri”.
@shannenayling #dirtytrainers #nike #airforceones #waterfight #mud #broughtinmay #lessthan3months #clean #fresh #whiteagain #sparkling #straightinthemachine #washed #lookingnewagain #tookarisk #itpaidoff #happymummy #happykid #foryoupage #fyp
Në seksionin e komenteve, ajo më pas shpjegoi se i la në dritare për t’i lënë të thaheshin natyrshëm. /Telegrafi/