Site icon Telegrafi

Mënyra e çuditshme e grimit të buzëve është bërë trend në TikTok

(Foto: TikTok)

Një trend i ri në fushën e makijazhit ka pushtuar plotësisht TikTokun dhe megjithëse shumë janë të kënaqur, është gjysma tjetër që pretendon se kjo risi është shumë e keqe.

Ky lloj grimi u pa në fillim të shtatorit në Javën e Modës në Londër dhe u përhap shpejt nëpër rrjete sociale.

Domethënë, bëhet fjalë për aplikimin e buzëkuqit dhe lapsit në buzën e poshtme për të arritur efektin e paraqitjes së buzës së sipërme.

Më saktësisht, lapsi ndjek vijën natyrale të buzëve deri në mes dhe më pas bën një gjysmërreth atje. Ky trend i grimit të buzëve është bërë i njohur në TikTok.

Për të arritur ‘pillow lips’, siç i quajnë ata, duhet buzëkuq, lapsa, si dhe shkëlqyes në nuanca nudo dhe një pjesë e vogël në mes të buzës fshihet me një pecetë ose shkop buzësh. /Telegrafi/

@filarri

ig: filarrimusic

♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Exit mobile version