Ish-mesfushori i spikatur, Mentor Zhdrella është emëruar drejtor sportiv i Llapit.
Bordi drejtues i këtij klubi ka vendosur për Zhdrellën në pozitën e drejtorit sportiv pasi që kontributi i tij për Llapin në të kaluarën si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm.
34-vjeçari është prezantuar sot në prani të kryetrajnerit Tahir Batatina i cili i ka dëshiruar mirëseardhje Zhdrellës.
Edhe vetë Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij, teksa pas emërimit është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.
“Falënderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t’i arrijmë objektivat tona”, deklaroi Zhdrella. /Telegrafi/