Jeremy Menez është shumë i lumtur që është kthyer te golat pas lëndimit të gjatë që e kishte.
Sulmuesi francez i Milanit deri para ndeshjes me Alessandrian kishte zhvilluar vetëm 31 minuta lojë në Serie A.
Ish sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shënuar dy herë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ku Milan fitoi 5-0.
“Jam i lumtur sonte, pasi më ka munguar të jem në fushë më shokët e skuadrës”.
“Ata më kanë qëndruar afër, sikurse presidenti Silvio Berlusconi dhe trajneri Sinisa Mihajlovic së bashku me stafin e tij. Dua t’i falënderoj”.
“Jam i lumtur që jemi në finale dhe duhet ta fitojmë. Nuk do të shkojmë në finale për të humbur”, ka thënë Menez.
Rossonerët presin kundërshtarin e radhës që do të dal nga çifti Juventus –Inter. Bianconerët janë shumë afër pas fitores me rezultat 3-0 në gjysmëfinale. /Telegrafi/