Ferland Mendy dhe Fran Garcia pritet të largohen nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.
Dy mbrojtësit e majtë nuk po i bindin madrilenët dhe në atë repart do të ketë prurje të reja.
Los Blancos pritet ta rikthejnë në radhët e veta Miguel Gutierrez i cili është shitur te Girona, por që Reali ka klauzolë për ta riblerë.
Por kampioni në fuqi i Evropës nuk do të mbetet vetëm me Gutierrezin në krahun e majtë të mbrojtjes.
Marca ka raportuar se mbrojtësi hungarez Milos Kerkez është një objektiv i madh i Realit, pasi ai po shkëlqen në Ligën Premier me fanellën e Bournemouth.
Për të arritur deri te Kerkez, Los Blancos duhet të paguajnë 50 milionë euro, pasi për lojtarin interesim ka shprehur edhe Liverpooli.
21-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike në Ligën Premier, ku në 27 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/