Telegrafi

​Menduan se ishte zhdukur, 90-vjeçari gjerman lajmërohet me zile nga kisha

Policia shpëtoi një burrë 90-vjeçar të dielën në mëngjes nga një kishë protestante në Apolda, në shtetin qendror gjerman të Turingia, pasi burri u ra këmbanave të kishës rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale si thirrje për ndihmë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri është banor i një shtëpie të të moshuarve.

Ai ishte planifikuar të shkonte për një ngjarje në kishën lokale luterane të shtunën në mbrëmje.

Pasi ai nuk arriti të gjendej në shtëpi në orën 20:30, punonjësit e shtëpisë së të moshuarve e raportuan atë si të zhdukur.

Ata e përshkruan atë si “jashtëzakonisht të besueshëm [mendërisht] dhe të fokusuar”, sipas një deklarate të policisë.

Policia nisi një kërkim duke përfshirë gjashtë makina patrullimi në afërsi të kishës dhe pikave të zakonshme të qëndrimit për banorët e shtëpive të të moshuarve. Megjithatë, ata nuk mundën ta gjenin të zhdukurin.

Por një oficer policie në detyrë gjatë natës u alarmua nga zhurma e këmbanave të kishës në orën 3:15 të mëngjesit, duke e shtyrë atë të dërgonte një patrullë në kishë.

Oficerët në vendngjarje arritën të vinin në kontakt me burrin brenda dhe biseduan me të nga dera.

Përfundimisht, pastori u thirr për të zhbllokuar kishën dhe për të liruar njeriun e bllokuar. /Telegrafi/