E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e pqaqrtë kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga ky afat kalimtar.
Agjenti Jorge Mendes është rikthyer ndërkohë te Chelsea duke hetuar nëse një marrëveshje për yllin portugez është e mundur, raporton The Independent.
Megjithatë, që nga fundjava, Thomas Tuchel ishte ende refuzues për të sjellë sulmuesin e Manchester United.
Chelsea mposhti Leicester 2-1 të shtunën, ndërsa një tjetër i ri, Raheem Sterling, shënoi dy golat e tij të parë për klubin.
Largimet e Romelu Lukakut dhe Timo Werner, megjithatë, kanë reduktuar opsionet e Tuchel në të tretën e fundit.
Gjermani po e kërkon transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, por Barcelona po kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij.
Në anën tjetër, bashkëpronari Todd Boehly po tenton të bind Tuchelin se transferimin i Ronaldos në “Stamford Bridge” do të kishte shumë aspekte pozitive, si nga pjesa e lojës, ashtu edhe nga ana e marketingut.
Mendes po bën gjithçka të mundur që pesë herë fituesi i Topit të Artë të transferohet te ndonjë skuadër favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/