Site icon Telegrafi

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor të Kosovës ka publikuar disa këshilla për menaxhimin e rrezikut gjatë vetëtimave në natyrë.

Sipas njoftimit, gjatë vetëtimave rekomandohet të shmangni zonat me drunj të mëdhenj, rrugë ujore, shtylla elektrike dhe zona të tjera të rrezikshme.

Stuhitë në bjeshkë janë një përvojë emocionuese, veçanërisht kur jeni të sigurt brenda një strehe ose shtëpisë bjeshkatare.

Megjithatë, në hapësirat e hapura, stuhitë mund të kapen papritur me reshje të forta dhe era të fuqishme, duke shkaktuar situata të vështira për të dalë nga to.

Në rast të tilla, rekomandohet të shmangni zonat e rrezikshme dhe të pritni që stuhia të qetësohet.

Është gjithashtu e rekomandueshme të planifikoni më parë vetëtimet tuaja në mënyrë që të shmangni këto situata të papritura dhe të siguroheni që të jeni në një vend të sigurt para se stuhia të godasë.

-Mbrojtje nga goditjet e drejtpërdrejta të rrufesë

-Mbrotja nga rrymat tokësore, të shkaktuara nga goditja e rrufesë

-Mbrojtja nga goditjet e drejtpërdrejta të rrufesë

Gjërat që duhet shmangur

-Drunjtë e mëdhenj, të vetëm.

-Shtyllat elektrike dhe teleferikët

-Rrugët ujore

-Majat, kreshtat dhe të çarat

-Objektet nga metali (p.sh. via ferrata, kabllot, shkallët)

Strehohuni dhe qëndroni galiç nën një pikë e cila është afërsisht 10 herë me e lartë se ju

Uluni në litar (nëse është i terur) ose në çantën e shpinës, rreth 2 metra nga faqja e shkëmbit. Mos u mbështetni në shkëmb

Edhe në qoftëse jeni ulur galiç, relativisht larg nga pika më e lartë, rryma elekrike e cila kalon nëpër tokë, mundet ende të ju godasë

Rrymat e tilla tokësore, kanë prirje që të kërcejnë depresionet e vogla malore, të udhëtojnë përgjatv pikave më të ulëta të strehëve shkëmbore, të përcjellin të çarat vertikale

Mbrohuni nga rrymat tokësore duke mos u strehuar nën strehët e vogla shkëmbore ose në depresionet e vogale malore dhe të çarat vertiklale

Ngjashëm, strehohuni në shpellë, vetëm nëse mund të uleni së paku një metër larg nga muri I prapmë dhe njëkohësisht të zvogëloni kontaktin me tokën (izolohuni duke u ulur mbi litar dhe / ose në rroba.

Para çdo aktiviteti ju lusim ti shikoni paralamerimet nga Instituti HIdrometereorlogjik i Kosovës ( https://ihmk-rks.net ) apo platformat dhe aplikacionet e ndryshme për parashikimin e motit ( Windy, Meteoblue, etj.

Exit mobile version