Site icon Telegrafi

Memolla flet për kohën te Hajduk Spliti me Ardian Ismajlin, zbulon disa prapaskena

Hysen Memolla ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Ylli i FC Suharekës ka zbuluar shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe kohën e kaluar te Hajduku i Splitit me Ardian Ismajlin.

“Ardianin e kam takuar në vitin e parë kur shkova në Split”, ka deklaruar Memolla në “Arena e Yjeve”.

“Nga Hajduku B, erdhi tek ne (në ekipin e parë) bënte stërvitje dhe unë e thirrsha ‘o shqipe’ dhe nga aty filluam të kemi muhabet”, ka treguar më tej lojtari shqiptar.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Memolla i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version