Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi i përgjigjet LDK-së: Këqyrni dilni të dytë, se për vend të parë është vërtet e padiskutueshme!

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, njëherësh nënkryetar i PDK-së, ka ironizuar keq me Lutfi Hazirin dhe Bajram Gecajn, të cilët ditët e fundit e përsëriten refrenin “Do ta mposhtim PDK-në”.

Dytë këta, Krasniqi i ka quajtur ëndërrimtar dhe iu ka sugjeruar që të shohin kush po del i dyti në zgjedhje, se për vendin e parë është vërtet e padiskutueshme.

“Per enderrimtaret: Kqyrni kush po del i dyti, se per vend te pare nime eshte e padiskutueshme! #akenivendose? #Po! #edhe? #dihet!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Twitter.

Exit mobile version