Meksika po përgatit një padi të mundshme kundër Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës.
Google ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin Amerikan, për përdoruesit e Maps në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.
Përdoruesit në Meksikë ende e shohin emrin Gjiri i Meksikës, ndërsa të gjithë ata jashtë këtyre dy vendeve i shohin të dy emrat, transmeton Telegrafi.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, vuri në dukje të hënën se vendi do të kërkojë drejtësi në gjykatë nëse Google nuk i kthen këto ndryshime në gjendjen e tyre origjinale.
Google e mbrojti vendimin e saj për ndryshimin e emrit me qëndrimin se thjesht po ndjek një politikë të kahershme të ndryshimit të hartave, pa asnjë përkatësi politike, dhe kjo vlen për të gjitha rajonet.
Donald Trump, me ardhjen në detyrë, urdhëroi të riemërtojë. Sistemi i Informacionit të Emrave Gjeografikë të Shteteve të Bashkuara përditësoi zyrtarisht emrin e gjirit javën e kaluar. /Telegrafi/