Meksika u godit të martën nga një tërmet prej 7.5 shkallësh Rihter, në shtetin jugor të Oaxaca.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës lëshoi një alarm për tsunami në Meksikë.
Ndërkohë, Qendra Paralajmëruse e Tsunamit në Paqësor nga SHBA, tha që valët mund të godasin kudo brenda 600 miljeve nga epiqendra e tërmetit.
Tërmeti ndodhi në orën 10:29 të mëngjesit, me epiqendër në El Coyol, 6.8 milje në jugperëndim të Santa Maria Zapotitlan në shtetin e Oaxaca.
Ndryshe autoritetet në vend, nuk raportuan për ndonjë dëm të madh. /Telegrafi/