Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci.
Mehaj gjatë qëndrimit në Kroaci, ka realizuar një vizitë edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.
“Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, vizitova dhe ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç’rast takova dhe ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, të cilët më njoftuan për angazhimet e ambasadës, bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, dhe shtetin partner Kroacinë, si aleat i besueshëm në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, ka deklaruar ministri.
Tutje, ai ka falënderuar ambasadorët për angazhimin e tyre diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme. /Telegrafi/