Raportimet e fundit të medieve angleze se David De Gea do të përjashtohet nga Kombëtarja spanjolle, nuk janë të vërteta.
Portieri i Spanjës, David de Gea, nuk është dërguar për në shtëpi dhe vazhdon të mbetet si pjesë e skuadrës për në Euro 2016
Spanja ende gjendet në ishullin Ile de Re ku po kryen përgatitjet, shkruan Sky Sport, transmeton Telegrafi.
Mediumet raportuan se portieri i Manchester United ishte i përfshirë në një skandal seksual dhe Spanja do ta përjashtonte, por përzgjedhësi Vicente del Bosque ka vendosur ta mbajë në skuadër, gjithmonë sipas Sky.
Së bashku me De Gean është përfshirë edhe talenti i Athletico Bilbaos, Iker Munain. /Telegrafi/