Site icon Telegrafi

Megjithatë Amir Rrahmani nuk do të luajë te Dinamo Zagrebi

Amir Rrahmani u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar te Dinamo e Zagrebit, që i pagoi 1.6 milionë euro RNK Splitit, por ajo që kaloi pa vënë re ishte se operacioni i Dinamos nuk mbaroi me aq.

Qendërmbrojtësi që luajti dje me Kosovën, sezonin e ri do të luajë në huazim te Lokomotiva e Zagrebit.

Dihet që Lokomotiva është klub “satelit” i Dinamos dhe ka shumë lojtarë të huazuar nga klubi gjigant, duke përfshirë Endri Çekiçin.

Tashmë Lokomotiva thuajse ka më shumë shqiptarë se disa klube në Superiore, sepse aty do të luajnë Amir Rrahmani, Herdi Prenga, Enrit Çekiçi e Eros Grezda.

Exit mobile version