Vetëm një nënshkrim i një gjyqtari e finalizon divorcin e Megan Fox dhe të Brian Austin Green.
Fox, 35-vjeçe dhe Green, 48-vjeç, sipas ligjit të Kalifornisë do të duhet të ndajnë gjithçka të fituar gjatë martesës së tyre dhjetëvjeçare, raporton TMZ.
Është e paqartë nëse njëri prej tyre do të paguajë mbështetjen e bashkëshortit ose të fëmijës, megjithëse dokumentet e divorcit i referohen një marrëveshjeje të rënë dakord jashtë gjykatës.
Ata do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të tre fëmijëve të tyre – Noah Shannon, 9 vjeçe, Bodhi Ransom, 7 vjeçe dhe Journey River, 5 vjeçe – të cilat Fox i kërkoi kur paraqiti kërkesën për divorc në nëntor 2020.
Fox gjithashtu do të ndryshojë mbiemrin e saj ligjor nga Green.
Të dy palët ndërkaq kanë ecur përpara sa i përket romancave të reja.
Megan ka filluar një lidhje të re dashurie me Machine Gun Kelly që nga viti i kaluar, gjersa Green po shijon romancën me Sharna Burgess.
Në fillim të këtij viti, ylli i “Jennifer’s Body” u bë temë diskutimi nëse MGK ishte shkak i divorcit të tyre.
Sidoqoftë, aktorja tha që ajo dhe Brian kanë qenë të ndarë që nga fundi i vitit 2019. /Telegrafi/