Site icon Telegrafi

Mediumi turk insiston: Vedat Muriqi do të kalojë te Fenerbahce – mësohet shuma që do të paguhet

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, vazhdon të kërkohet me ngulm nga gjiganti i Superligës së Turqisë, Fenerbahce, gjë që sipas mediave turke është edhe dëshirë e lojtarit.

Të martën gazeta turke Aksam ka shkruar se Muriqi e dëshiron kthimin te skuadra e Fenerbahces.

30-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Edin Dzekon, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.

Muriqi luajti për Fenerbahçen pesë vjet më parë, kur u shit te Lazio pas një sezoni shumë të mirë.

Fenerbahce është i gatshëm t’ia paguajë Mallorcas plot 9 milionë euro për shërbimet e Muriqit.

Lexo po ashtu “Ai është super i lumtur, nuk shkon te Fenerbahce” - trajneri i Mallorcas i bindur për Muriqin

Reprezentuesi i Kosovës në rast të transferimit te Fenerbahçe pritet të nënshkruajë kontratë për tri vite.

Këtë edicion Muriqi ka kontribuar me tri gola dhe dy asistime e fanellën e Mallorcas. /Telegrafi/

Exit mobile version