Albert Bunjaki, është gjithmonë e më afërt nënshkrimit me Caykur Rizesporin.
Lajmin e japin mediat suedeze, vend në të cilin jeton ish-përzgjedhësi i Kosovës, ndërsa e konfirmojnë edhe ato turke.
Gazeta kryesor suedez ‘Aftonbladet’ shkruan se Bunjaki është gati ta marr drejtimin e klubit turk.
“Nënshkrimi i kontratës është çështje kohe. Kanë mbetur edhe disa detaje. Menaxheri im dhe ai i Rizesporit janë duke diskutuar detajet e kontratës. Unë jam gati”.
“Çaykur Rizespor ka tifozë të shumtë, e di pak turqishten dhe mund ta përmirësojë. Për tre muaj mund të dalë në konferencë duke folur turqisht”, ka thënë Bunjaki për ‘Aftonbladet’.
Nëse Bunjaki kalon te Rizespor aty do ta gjejë dyshen e Kosovës, kapitenin Samir Ujkani dhe sulmuesin Vedat Muriqi.
Bunjaki e ka drejtuar Ekipin Kombëtar të Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2017.
Çaykur Rizespor aktualisht është duke negociuar që ta shfuqizojë kontratën e trajnerit İbrahim Üzülmez./Telegrafi/