Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka njoftuar se aplikimi për pranim në Interpol nga ana e Kosovës është tërhequr para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që pritet të mbahet në Santiago të Kilit.
Stefanoviq që aktualisht gjendet në Kili për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, në profilin e tij në Twitter ka shkruar se “falë punës së palodhshme të delegacionit të Serbisë, aplikimi i Kosovës për pranim në Interpol është tërhequr para se të fillojë Asambleja e Përgjithshme”, transmeton Telegrafi.
Велика победа Србије и међународног права! Захваљујући огромном раду делегације Републике Србије, апликација такозваног Косова је повучена непосредно пред почетак Генералне скупштине Интерпола у Сантјагу!
— Небојша Стефановић (@NesaStefanovic) October 15, 2019
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se sot në ora 15:00 kanë marrë notën verbale, në të cilën thuhet se Ramush Haradinaj ka kërkuar të tërhiqet kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ndryshe Telegrafi ka tentuar të marrë përgjigje zyrtare nga qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /Telegrafi/