Site icon Telegrafi

“Mediat e mashtruan”, Laporta e mbron Raphinhan pas komenteve që bëri ndaj Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka akuzuar mediat se e kanë mashtruar kapitenin Raphinha për të bërë komente rreth klubit dhe për të ndërtuar një figurë që nuk ishte e vërtetë. 

Braziliani e kishte bërë me dije javë e kaluar se për shkak të gjendjes financiare të klubit, ai gjithashtu do të kishte dyshime nëse do të donte transferimin atje. 

Javën e kaluar, Raphinha pranoi se me Barcelonën që atëherë nuk ishte në gjendje ta regjistronte Dani Olmon dhe Pau Victor, ai personalisht do ta konsideronte nëse do të donte të bëhej pjesë e tyre. 

“Kritikat e kapitenit nuk janë të vërteta. Ju e dërguat Raphinhan në rrugë të gabuar, ju e mashtruat atë”. 

 “Ai ka thënë se Barcelona është klubi më i mirë në të cilin mund të jetë”, ka thënë Laporta. 

“Është një gjë tjetër nëse ata ju thonë gjëra nga jashtë me një konkludim të gabuar, që parashikon apokalipsin. Fitorja në fushë dhe në zyre nuk na ka shërbyer neve që të humbasim”. 

“Raphinha u ngatërrua. Ai dëshironte të lavdëronte madhështinë e Barcelonës dhe ju morët vetëm një pjesë të asaj që ai tha”. 

“Kritikat nga Raphinha nuk janë të vërteta. Ai asnjëherë nuk e tha atë që u raportua. Ju vetëm përdorët disa nga fjalët e tij dhe ju e dino se këto nuk ishin me kuptimin që ai po i thoshte”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version