Site icon Telegrafi

Media gjermane: Rama shoqërohet nga policia pasi refuzoi të vinte maskën; reagon zyra e kryeministrit

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar sot pas një lajmi të publikuar nga media gjermane Der Spiegel, ku zbulohet se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nxjerr jashtë aeroplanit të kompanisë Lufthansa nga policia gjermane.

Sipas Der Spiegel, Rama u nxor jashtë nga policia pasi kishte refuzuar të vinte maskën, duke shkelur masat anti-Covid. Ngjarja ka ndodhur në Dhjetor të vitit të kaluar.

Në një postim në Twitter, Fuga e përgënjeshtron lajmin duke shtuar se incidenti në fjalë nuk kishte lidhje me vendosjen e maskës por me sjelljen e pahijshme të një prej anëtarëve të ekuipazhit.

Fuga ka publikuar edhe një email nga Lufthansa, ku kërkohet ndjesë për incidentin dhe sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Megjithatë më herët sot, Der Spiegel publikoi një lajm ku pretendohet se Rama u shoqërua nga policia gjermane pasi refuzoi të vinte makën.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës”, ka thënë media gjermane.

“Kreu i qeverisë refuzoi aq me forcë kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore kundër Covid-19 në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt drejt Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se kapiteni gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, ka thënë Der Spiegel. /Telegrafi/

Exit mobile version