Site icon Telegrafi

Medaljet e Rios me defekte, sportistët i kthejnë mbrapsht

Edhe pse Lojërat Olimpike “Rio 2016” kanë përfunduar, problemet nuk kanë të sosur për komitetin organizator.

Sipas të përditshmes braziliane O’Globo, disa nga medaljet e dorëzuara për sportistët, janë dëmtuar në sipërfaqe. Ky defekt është verifikuar si te medaljet e arta ashtu dhe ato të argjendta e të bronzta. Këto medalje me defekt, do t’i kthehen pas firmës që i ka prodhuar për t’i riparuar.

Deri më tani, medaljet e verifikuara me probleme i përkasin sportistëve brazilianë, por pritet që ky problem të shtrihet edhe të sportistët e vendeve të tjera.

Gjithçka lindi pas ankesës që bëri sportisti paraolimpik Brazilian, Daniel Dias, që pa se medaljet e tij ishin të konsumuara. Të gjitha medaljet, kanë në përbërje edhe material të ricikluar.

Exit mobile version