Kompania në vazhdimësi po e rritë numrin e veturave, që po i nxjerrë nga prodhimi
Në vitin 2011, McLaren vendosi të prodhojë sa më shumë vetura, duke mos dashur të mendojë se do të ketë ndonjë problem, transmeton Telegrafi.
Ashtu edhe doli për kompaninë britanike, që e ka rritur me shumë sukses prodhimtarinë e makinave në bazën kryesore në Surrey të Anglisë.
Super-veturat e nxjerra nga prodhimi, McLaren nuk po e ka problem t’i shet, duke u bërë kështu një rival i fuqishëm për Ferrari, Lamborghini dhe Porsche. Me rritjen e prodhimit për 40 për qind, vetëm gjatë vitit të kaluar McLaren i ka shitur 4,806 vetur.
Gjatë 18 muajve të fundit, janë shitur 10 mijë 570S, si dhe 15 mijë 570S Spider. Së shpejti, McLaren po e pret një fitore tjetër, pasi do të nxjerrë nga prodhimi të 20 mijëtin 600LT të fokusuar për pista.
Sipas planeve të reja, McLaren planifikon të prodhojë nga 6,000 vetura gjatë një viti deri më 2020, ndërsa deri në vitin 2015 t’I xnjerrë nga prodhimi edhe shtatë modele të reja. /Telegrafi/