Superylli irlandez, Conor McGregor ka pranuar se ai ‘favorizon’ rivalin e tij të urryer, Khabib Nurmagomedov, për të mposhtur Justin Gaethje në përballjen në UFC 254.
Nurmagomedov dhe Gaethje janë vetëm edhe disa orë larg përballjes së madhe në Abu Dhabi për titullin e peshave të lehta.
Dhe para kësaj përballje, ‘Notorious’ ka dhënë parashikimin e tij rreth fituesit të ndeshjes.
McGregor vuri në dyshim aftësinë e përplasjes së Gaethje dhe pretendoi se Khabib do të ketë kontroll të plotë të luftës.
“Unë besoj nëse Khabib do ta rrëzoj Gaethjen shumë herët. Ndoshta e favorizoj Khabibin”, ka deklaruar McGregor.
Khabib, 32 vjeç, ka qenë jashtë oktagonit që kur ai mbrojti dhe unifikoi titullin në peshat e lehta kundër Dustin Poirier në UFC 242 shtatorin e kaluar.
Ylli rus i pamposhtur do të mbrojë titullin e tij me kampionin e përkohshëm Gaethje. /Telegrafi/