Site icon Telegrafi

McGregor është duke përgatitur tri ‘lufta’ spektakolare për këtë vit, dy në UFC dhe një në boks

Luftëtari i famshëm irlandez Conor McGregor ka planifikuar tre meçe të mëdha në vitin kur duhet të rikthehet pas një pauze shumëvjeçare dhe emrat e kundërshtarëve janë spektakolar.

McGregor duhet t’i kthehet luftimeve këtë vit. Ai është gati t’i japë fund pushimit të tij të gjatë në UFC, në të cilin nuk ka luftuar që nga viti 2021.

Megjithatë, kthimi do të jetë pjesërisht në artet e përziera marciale, dhe pjesërisht në boks pasi ai po planifikon një luftë të tillë.

Nëpërmjet Dana White, UFC zbuloi planin spektakolar të McGregor për të ardhmen afatshkurtër, në të cilin duhet të shohim tre spektakle më të mira luftarake.

 

E para prej tyre do të ishte një ndeshje e UFC kundër Michael Chandler, i cili gjithashtu do të rikthehet në aksion pas një pauze nga fundi i vitit 2022. Negociatat janë duke vazhduar dhe lufta duhet të zhvillohet në muajin qershor.

Ndalesa e dytë për McGregor, sipas shefit të UFC, është ajo ndaj Nate Diaz. Ajo supozohet të zhvillohet në Las Vegas në festimin e Ditës së Pavarësisë së Meksikës më 16 shtator.

McGregor dhe Diaz

Sipas Dana White, McGregor po planifikon gjithashtu një spektakël boksi kundër Manny Pacquiao deri në fund të vitit në mënyrë që të ketë një përvojë të ngjashme me luftën kundër Floyd Mayëeather në vitin 2017.

Kjo luftë mund të zhvillohet në dhjetor në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version