“Diss Respect” ishte kënga që e solli në treg para dy muajve.
Elvis Qollapeku, i njohur më mirë si, Mc Qoppa ka sjell projektin më të ri muzikor.
“n’Atdhe”, titullohet kënga e re e reperit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Këtë të fundit e ka punuar video produksioni i njohur, Vision Records.
Krijimtari artistike vjen si revoltë ndaj ngjarje të fundit në Maqedoni, ku u burgosën disa ish-ushtarë të UÇK-së dhe në prag të festave të nëntorit.
Autor i tekstit është vetë reperi prizrenas, ndërsa instrumentalin e ka punuar Bledi Bytyqi.
Theksojmë se për këtë këngë Elvis ka bashkëpunuar edhe me Ibish Shalën.
Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe projekte të reja në muajt në vazhdim. /Telegrafi/