Aventura e një çifti bashkëshortësh ka përfunduar tragjikisht këtë pasdite në Përmet, pasi njëri prej tyre ka humbur jetën.
Turistët nga Gjermania kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, kur i ka marrë rrjedha e ujit.
66-vjeçarja është mbytur rreth orës 18:25, ndërsa pak orë më vonë, trupi i pajetë është nxjerrë nga zjarrfikësit.
Ndërkohë, ka arritur të shpëtojë 72-vjeçari, që ka mundur të dalë në breg. Për ngjarjen ka nisur një hetim.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.
Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.
Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.