Site icon Telegrafi

Mbyllni gojën: Këto pesë gjëra assesi mos ia thoni vjehrrës dhe vjehrrit!

Besueshmëria dhe sinqeriteti janë shumë të rëndësishme në raportet familjare, por edhe për martesë të harmonishme

Është i rëndësishëm raporti me vjehrrën dhe vjehrrin, posaçërisht nëse jetoni në një shtëpi. Mirëpo, ekzistojnë gjëra të cilat nusja nuk duhet t’ua zbulojë babait dhe nënës së të dashurit të vet, transmeton Telegrafi.

Që ju keni fjalën kryesore në martesë

Edhe pse ju dhe partneri juaj e dini këtë, vjehrri dhe vjehrra nuk bën të dinë që ju e keni fjalën kryesore. Në mendjen e tyre fëmija i tyre është më i përgjegjshmi dhe emocionalisht më inteligjent.

Veç tjerash, kjo është edhe normale, sepse ata e kanë edukuar. Nëse mësojnë që lidhja funksionon mirë, sepse ju keni marrë përgjegjësinë për të, do të rrënoni pasqyrën e tyre ideale. Dhe për këtë arsye do të jeni më pak e dashur.

Rrogën tuaj

Pa marrë parasysh që fitoni tepër shumë apo tepër pak, duhet ta dini që ata nuk do të jenë të kënaqur.

Nëse u tregoni, mos u habisni kur të fillojnë t’ju mbajnë leksione se si dispononi me paratë apo si do të duhej të veproni me shefin tuaj.

Metodat e edukimit

Në diskutim me vjehrrën dhe vjehrrin – për edukimin e fëmijëve – mund vetëm të humbni. Në fund të fundit, ata besojnë që dinë se si duhet të edukohet njeriu i sjellshëm, dhe kanë fakte për të, të cilat vështirë mund t’i rrëzoni.

Qëndrimet politike

Zgjedhjet nuk janë arsye sekrete – kjo rregull themelore e sistemit tonë politik shërben edhe për atë që të mbrojë raportin tonë me vjehrrën dhe vjehrrin. Silluni në harmoni me këto që u cekën më sipër dhe kurrë me ta mos debatoni për politikë.

Sa partnerë seksualë keni pasur

Gjithmonë bëhuni të kujdesshme kur bisedoni për lidhjet: nëse para birit të tyre nuk keni pasur lidhje të gjatë, është e mundshme që tek ta të zgjoni frikën që jeni të papërvojë dhe nuk dëshironi të lidheni ose do t’ia thyeni zemrën birit të tyre të dashur.

Nga ana tjetër, nëse megjithatë keni pasur lidhje të gjata, atëherë mendojnë se nuk ka shanse që e keni marrë veten për ndarjen nga ish i dashuri dhe që herët apo vonë do ta braktisni. Sido që të jetë – nuk është mirë! /Telegrafi/

Exit mobile version