Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë, andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë.
Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë.
“Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht. Punimet do të vazhdojnë deri me 2 maj 2020.MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/