Site icon Telegrafi

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Dritës dhe Viktoria Plzenit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Dritës dhe Viktoria Plzenit në kuadër të rrethit kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që filloi në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte një tempo të qetë, por që vërehej një dominim i lehtë i skuadrës çeke.

Derisa afro 10 mijë tifozë krijonin një atmosferë impozante, dy skuadrat për më shumë se 15 minuta lojë nuk arritën të krijonin ndonjë rast serioz.

Por, me kalimin e minutave, rritej edhe tempo e lojës, po ashtu krijoheshin edhe rastet për gol.

Ishte mesfushori Muharrem Jashari, ai që gjuajti pranë pingules në minutën e 26-të prej rreth 15 metrave.

Në minutën e 38-të, Blend Baftiu lëshoi një goditje të fuqishme, por që u bllokua nga mbrojta kundërshtare.

Në 45 minutat e dytë, Drita do të synojë që të shënojë golin e fitores, duke ditur se takimi i parë kishte përfunduar pa gola. /Telegrafi/

Exit mobile version