Site icon Telegrafi

Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Ligës së Konferencës mes Olympiacosit dhe Fiorentinës

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në mes të Olympiacosit dhe Fiorentinës në finalen e Ligës së Konferencës.

Viola mendoi se kishte shënuar në minutën e nëntë përmes Cristiano Biraghit, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 22-të, skuadra nga Serie A kishte një tjetër rast të artë, por kësaj here Giacomo Bonaventura nuk arriti të mposhtë Konstantinos Tzolakis.

 

Rastin e parë serioz për Olympiacosin e krijoi Daniel Podence (25’), por portieri i Fiorentinës ishte i vëmendshëm.

Ishte një dominim i lehtë nga Fiorentina në 45 minutat e parë, por që kishte shumë gabime në fazën e sulmit.

Në pjesën e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, me dy ekipet që do synojnë që t’i shmangin vazhdimet e po ashtu edhe penalltitë. /Telegrafi/

Exit mobile version