Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.
Ekipi i Sylvinhos dhuroi një super-paraqitje në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke gjetur edhe golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të me anë të Qazim Laçit, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jasir Asanit.
7. Qazim Laci goal against Croatia 🇭🇷 pic.twitter.com/zxINgNUdGw
— Agba Influencer (@tweetsbygoody) June 19, 2024
Përveç kësaj, Shqipëria pati edhe më shumë raste ideale për gol, duke qenë afër të gjej edhe golin e dytë.
Elseid Hysaj (29’) goditi mbi portë, ndërsa goditet e Kristjan Asllanit (31’) dhe Rey Manajt (45+) u priten nga Dominik Livakovic.
Edhe 45 minutat e dytë nisën furishëm, me dy kombëtaret që kishin rastet e veta, por që kroatët treguan përvojën e tyre.
🚨🚨| GOAL: KRAMARIC WITH THE EQUALISER!!!
Croatia 1-1 Albania
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024
Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.
Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.
🚨🚨| GOAL: CROATIA HAVE TAKEN THE LEAD AGAINST ALBANIA!!
Croatia 2-1 Albania
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024
Shqipëria nuk u dorëzua deri në fund, duke ia dalë që pas shumë tentimeve të realizojnë golin e barazimit.
Ishte Gjasula, ai që realizoi për 2-2, kur realizoi në minutën e 90+5-të për 2-2, duke i siguruar Shqipërisë një pikë.
🚨🚨| GOAL: GJASULA WITH THE EQUALISER!!!
Croatia 2-2 Albania
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024
Në Grupin B, Spanja dhe Italia kanë nga tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me nga një, derisa italianët dhe spanjollët luajnë nesër për të përcaktuar se kush do të jetë lider i grupit.
Në ndeshjen e fundit, Shqipëria përballet me Spanjën, duke shpresuar për një fitore. /Telegrafi/