Ka përfunduar java e 17-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, përkatësisht në dy grupet A dhe B.
Në Grupin A, Malisheva ka vazhduar me formë të lartë, pasi ka mposhtur me rezultat bindës Drenasin 5-2.
Fitore në këtë javë mori edhe Dukagjini që triumfoi ndaj Istogut me rezultat minimal 1-0.
Fitues nuk pati në takimin mes A&N dhe Lirisë, Onix – Vëllzanimi e Trepça – Vushtrria, pasi që të tria përfunduan me shifrat 1-1.
Grupi B
Ulpiana dhe Vitia kanë lëshuar shansin që të distancohen nga njëra-tjetra në këtë xhiro, pasi barazuan pa gola me Ferizajn, respektivisht Dardanën.
Pa gola përfunduan edhe takimet mes KEK-ut e Ramiz Sadikut dhe ai ndërmjet Kikës dhe Flamurtarit.
Pikët e plota në këtë xhiro i mori vetëm 2 Korriku që triumfoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Vllaznisë. /Telegrafi/