Nëse bimët tuaja janë kryesisht jashtë apo brenda, ato kanë nevojë për kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe
Temperaturat e ulëta kanë një efekt të dëmshëm për bimët, sepse i ftohti pengon ujin të qarkullojë dhe substancat e dëmshme të largohen. Për ta parandaluar këtë, mbuloni bimët gjatë kësaj periudhe.
Shumë kopshtarë rekomandojnë që të përdorni pëlhurë jute për këtë, pasi ajo do të mbrojë njëkohësisht bimët dhe do të parandalojë akumulimin e lagështirës gjatë ditëve të ngrohta të dimrit.
Gjithashtu, për t’i mbrojtur nga të ftohtit, mund të spërkatni me kompost “mulch” rreth rrënjëve të tyre, i cili do të rregullojë temperaturën e tokës.
Rekomandohet që shtresa të jetë rreth 5 cm e trashë. Mund ta gjeni në pako më të vogla apo më të mëdha, si dhe në ngjyra të ndryshme, kështu që do të zbukurojë edhe pamjen e tarracës apo kopshtit tuaj, transmeton Telegrafi.
Bimë të brendshme
Disa bimë shtëpiake janë të lehta për t’u mirëmbajtur, ndërsa të tjerat kërkojnë kushte specifike. Nëse keni vendosur të vendosni disa bimë brenda për shkak të të ftohtit, sigurohuni që temperatura në dhomë të mos luhatet shumë.
Ujitni bimët tuaja vetëm nëse toka është e thatë një ose dy centimetra nën sipërfaqe, ose nëse dheu nuk “ngjitet” në gishta kur e prekni. Për ujitje, përdorni ujë që ka qëndruar në temperaturën e dhomës për të paktën disa kohë.
Ngrini roletat sa më herët që të jetë e mundur në mëngjes, në mënyrë që bimët të marrin më shumë dritë dielli dhe të jenë gati për pranverë. Sigurohuni që t’i fshini rregullisht me një leckë të lagur ose dush në vaskë, sepse pluhuri në gjethe pengon që rrezet e diellit, të cilat janë më të dobëta në dimër, të depërtojnë në bimë.
Sigurohuni që ajri në banesën tuaj të mos jetë shumë i thatë, pasi ata gëzojnë një lagështi prej rreth 50 për qind. Lëvizni vazot drejt një burimi drite për t’i ndihmuar bimët të përballojnë këtë periudhë të shkurtër ditësh. /Telegrafi/