Site icon Telegrafi

Mbrojtësit anësor të Liverpoolit krahasohen me legjendat e Brazilit, Carlos dhe Cafu

Gary Neville e ka krahasuar dyshen e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold dhe Andrew Robertson me dyshen më të madhe të krahëve të mbrojtjes në futboll.

Alexander-Arnold dhe Robertson janë bërë po aq integral në planet sulmuese të Liverpoolit sa edhe treshja e pabesueshme e sulmit për ekipin e Jurgen Klopp.

Aftësia e Alexander-Arnold për të shënuar gola në veçanti është bërë një karakteristikë, me supergolin e fundit ndaj Newcastle United, që ngjasonte me golat e famshëm të legjendës Steven Gererrd.

Lexo po ashtu Neville i dashuruar në lojtarin e Liverpoolit - e krahason me De Bruynen, Gerrardin dhe Beckhamin

Aq të mirë janë mbrojtësit e krahut si një dyshe sa legjenda e Manchester United, Neville i ka krahasuar ata me dyshen ikonë të Brazilit, Roberto Carlos dhe Cafu.

Dyshja fitoi Kupën e Botës 2002 së bashku, si dhe Kupën e Amerikës në vitet 1997 dhe 1999, dhe Neville mendon se dyshja e Liverpoolit janë po aq ndikues në lojë.

“Ju po i përmendni në të njëjtën frymë si ndoshta dy mbrojtësit më të mëdhenj të krahut që kam parë ndonjëherë, Roberto Carlos dhe Cafu”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.

“Për kaq shumë vite ata ishin shembulli i ndritshëm. Ata transformuan lojën e mbrojtësve të krahut. E di që ka pasur edhe më parë mbrojtës të krahut sulmues, skuadra e Liverpoolit e viteve të 70-ta”.

“Por, kur i mendon ata si sulmues së pari, mbrojtës së dyti, që kontribuojnë në goditjet e lira, sulmet, krosimet, çdo pjesë të lojës. Ata i bënë mbrojtësit e krahut një pjesë të spikatur të ekipit”.

“Ata ishin të jashtëzakonshëm, por këta të dy… Unë nuk mendoj se kam parë dy mbrojtës të krahut të luajnë në Ligën Premier që janë aq të mirë sa këta të dy”.

“Mënyra në të cilën ata kombinohen në fushë, mënyra se si ata luajnë lojën, ata janë një gëzim absolut”, përfundoi legjenda angleze e Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version