Mbrojtësi i Manchester Cityt, Jason Denayer, e ka lënë një person pa vetëdije teksa ishte përfshirë në një rrahje në orët e hershme të mëngjesit të të dielës.
Denayer i cili në fillim ishte vetëm një dëshmitar okular teksa dy persona rriheshin mes vete jashtë një lokali në Bruksel, më pas ishte kyçur në këtë incident.
Denayer shihet teksa godet një person në kokë në atë që ai thotë se ishte ndërhyrje për t’i ndihmuar shokut të tij të sulmuar, shkruan Telegrafi.
Në fotot dhe videon e publikuar nga Mirror shihet se personi i sulmuar nga Denayer ka buzën e shqyer dhe fytyrën e enjtur.
Denayer kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Sunderlandi, por 21 vjeçari do të rikthehet në Etihad Stadiumin pasi Sunderlandi ra nga premier liga.
Vet Denayer thotë se incidenti ndodhi pasi ai veproi në mënyrë instinktive me qëllimin e vetëm për të mbrojtur shokun e tij. /Telegrafi/