Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet e ka vlerësuar lart Antoine Griezmannin, duke etiketuar bashkëkombësin e tij francez , si njërin nga lojtarët më të mirë në La Liga.
Griezmann, 28 vjeç, ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje te Barcelona pasi njoftoi më parë këtë muaj se do të largohet nga Atletico Madridi këtë verë.
Lenglet, i cili është rrugës për të bërë debutimin e tij me Francën muajin e ardhshëm, e cilësoi Griezmannin si një nga lojtarët më të mirë në La Liga.
“Griezmann është një nga tre ose katër lojtarët më të mirë në La Liga”, ka thënë fillimisht Lenglet në një konferencë shtypi.
“Ai është yll dhe ka qenë në garë për disa vite. Ai ka shënuar shumë gola në çdo sezon”.
“Ai është ylli i Atleticos dhe gjithashtu një nga figurat më të mëdha të ligës”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.
Ndryshe, Griezmann është raportuar edhe si një objektiv i gjigantit të Ligës Premier, Manchester Unitedin. /Telegrafi/