Site icon Telegrafi

Mbrojtësi i Alaves publikon pamjet e këmbës së tij pasi u shkel nga Vitor Roque

Vitor Roque u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në sfidën ndaj Deportivo Alaves.

Sulmuesi brazilian kartonin e dytë të verdhë e mori pas një ndërhyrje ndaj Rafa Marin, mbrojtësi i vendasve i cili te Alaves është i huazuar nga Real Madrid.

Shumë polemika ka pasur në Spanjë se Roque nuk meritoi përjashtimin, megjithatë vet Marin ka publikuar një foto në Instagram ku tregon gjendjen e këmbës së tij.

Lexo po ashtu Pse VAR nuk kontrolloi kartonin e kuq të Vitor Roque kundër Alaves

Mbrojtësi spanjoll ka publikuar foton ku shihet se këmba e tij është shkelur nga sulmuesi brazilian.

“Imazhet që flasin vetë” shkroi në Instagram mbrojtësi i Alaves , Rafa Marin , duke vendosur një foto të këmbës së tij të dëmtuar.

Te Barcelona kanë thënë se do të apelojnë që kartoni i kuq i Vitor Roque të hiqet dhe mbetet të shihet se si do të reagojë federata spanjolle e futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version