Policia japoneze e ka arrestuar modelen Jessica Michibata për posedim të drogës sintetike MDMA, kanë njoftuar burime pranë hetimit.
38-vjeçarja është duke u mbajtur nën dyshimin për shkelje të ligjit për masat speciale për narkotikët, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane në Tokio. Ajo i ka mohuar akuzat.
Droga dyshohet se u zbulua brenda pakos nga doganierët kur mbërriti në Japoni nga jashtë. Policia gjurmoi adresën e hotelit dhe dhomën ku modelja po qëndronte së bashku me një person tjetër.
Personi tjetër është përshkruar si një i njohur i modeles – raporton Mainichi Shimbun dhe The Japan Times.
Michibata, nënë e një fëmije, aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, por ka lindur në Japoni.
Ajo njihet edhe si ish-mbretëresha e Formula 1, sepse ishte e martuar me ish-pilotin dhe kampionin e botës në garën automobilistike, Jenson Button.
Çifti filloi lidhjen në vitin 2008, u martuan në dhjetor 2014, ndërsa u shkurorëzuan në vitin 2015. /Telegrafi/