Site icon Telegrafi

Mblidhen 12,175 euro për Driton Pacollin, nevojiten edhe 6,325 për shërimin e tij

Driton Pacolli nga Prishtina vuan nga një sëmundje ku i është shfaqur një problem tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.

Për këtë arsye mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 18 mijë e 500 euro dhe mund të kryhet vetëm jashtë Kosovës.

Nga kërkesat e familjes drejtuar qytetarëve për ta ndihmuar që Dritoni të shërohet, janë mbledhur deri më tani 12 mijë e 175 euro. Mirëpo për t’u përmbushur shuma duhen edhe 6 mijë e 325 euro.

Dritonin e ka ndihmuar edhe Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati me dy mijë euro.

Lexo po ashtu Humanisti Kastrati ndanë dy mijë euro për Driton Pacollin, apelon për ndihmë

Po ashtu edhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, ka kërkuar ndihmë për Driton Pacollin, madje ia kanë depunuar 500 euro.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri kërkon ndihmën e të gjithëve për Driton Pacollin, i cili është i palëvizshëm

Ndërsa së fundmi operatori telefonik Vala ka ofruar numrin e telefonit 55103 , në të cilin ju mund të dërgoni mesazhe për ta ndihmuar Dritonin. Një mesazh kushton një euro.

Lexo po ashtu Driton Pacollin, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, ndihmojeni përmes SMS në Vala

Numrat ku mund të kontriboni për Dritonin janë:

Vala në numrin 55103 duke dërguar mesazh.

Raiffeisen Bank: 1501150002521585, Sëift Code: RBKOXKPRXXX

Numri i Telefonit ku mund të kontaktoni familjarët e Dritonit për ndihmë është: +383 45 555 610.

Ndërkohë, për të gjithë ata që ndodhen jashtë shtetit, mund të kontribuojnë përmes këtyre të dhënave:

IBAN: XK051501150002521585, Sëift Code – BIC: RBKOXKPR./Telegrafi/

Exit mobile version