Site icon Telegrafi

Mbledhja e 15-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim në Shkup, do të kryesohet nga zv.kryeministri Osmani

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në mbledhjen e rregullt mori vendim për emërimin e zv.kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani si përfaqësues të Maqedonisë dhe kryesues me mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim që do të mbahet më 19 dhe 20 qershor në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim, Qeveria e angazhoi Sekretariatin për Çështje Evropiane të koordinojë përgatitjet për mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, në të cilën do të shqyrtohen tema kyçe me rëndësi parësore për procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version