Site icon Telegrafi

Mbipesha ia rritë fëmijës rrezikun e astmës deri në 30%

Fëmijët të cilët janë obezë kanë 30% më shumë shanse të sëmuren me astma.

Kjo për shkak se, siç thonë ekspertët, rreth 1 në 10 raste me astma shkaktohen nga mbipesha.

Thënë më thjesht, 10% e fëmijëve mund t’i shmangin simptomat e kësaj sëmundje thjesht duke humbur peshë.

Për momentin, vetëm në Britani një në katër fëmijë janë mbipeshë apo obezë.

Astma është sëmundja numër një kronike te fëmijët dhe, ndonëse shkaktarët e kësaj sëmundje, si gjenetika dhe infeksionet virale janë gjëra që nuk mund t’i parandalojmë, të paktën mund ta parandalojmë obezitetin i cili është faktor i rëndësishëm rreziku.

Kjo është një dëshmi tjetër që tregon se fëmijët duhet të jenë aktivë dhe të kenë peshë të shëndetshme. /Telegrafi/

Exit mobile version