Çifti i famshëm, Big Basta dhe Vesa Luma, rikthehen fuqishëm në Festivalin e Këngës në RTsh.
Ata kanë interpretuar në natën e dytë të mbrëmjes, duke sjell përplot emocione para një publiku të madh.
“Mbinatyrale” mban titullin kënga e tyre, e cila njëherësh ka kthyer ata pas një kohe të gjatë në skenë së bashku.
Kompozitor i këtij projekti është Alban Kondi bashkë me Fabian Bashën.
Artistja nga Kosova shkëlqeu me një fustan të veçantë bardh e zi, teksa shquhet për stilin dhe paraqitjet që bën.
Kënga e tyre u prit mirë dhe mori reagime të shumta pozitive nga fansat e përdoruesit e rrjeteve sociale.
Njëri nga të përzgjedhurit në këtë kompeticion do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. /Telegrafi/