Në pikë kalimet kufitare me Serbinë është shtuar koha e pritjeve të kolonave të automjeteve të bashkatdhetarëve, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 10:38, bashkatdhetarët po presin në Merdar mbi një orë për të dalë nga Kosova.
Kolona e automjeteve brenda Kosovës në këtë pikë kufitare është 400 metra, ndërsa pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 300 metra.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në të gjithë vendkalimet kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta. /Telegrafi/