Përballë ndërtesave të Pozhegut te Lagjja e Muhaxherëve në Prishtinë, është raportuar për ‘deponi’ mbeturinash.
Sipas raportimit të Ndreqe.com kjo deponi qëndron që një vit aty dhe është e rrezikshme.
Përveç rrezikshmërisë fizike kjo deponi mbeturinash është e rrezikshme edhe për shëndetin për shkak të dekompozimit në temperatura të larta.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse./Telegrafi/