Në mesin e grave të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është edhe një 15-vjeçare e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
E njëjta është intervistuar nga Policia e Kosovës, bashkë me prindërit e dy familjeve të cilët thanë se martesa e çiftit ishte bërë me dëshirë të dy palëve. E mitura është intervistuar nga Policia e Kosovës. Gjendja e saj është stabile.
E ndaj këtij rasti tashmë hetime ka nisur edhe Policia e Kosovës.
E mitura e cila është 15 vjeç është nga fshati Mirenë e Lipjanit.
Policia, thotë se ka intervistuar familjarët e të dy palëve, të miturës e burrit të saj.
“Njësitet Policore kanë shkuar në QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë”, thuhet në raport.
Lidhur me këtë janë intervistuar edhe prindërit e dy familjeve të cilët kanë deklaruar se martesa është bërë me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.