Site icon Telegrafi

Mbesin pa ujë dy lagje në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një defekti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, pa furnizim me ujë kanë mbetur “Qyteza Pejton” dhe lagjja “Dardania”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marrë me riparimin e defektit.

“Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë”, vijon njoftimi i KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version