Dje (e shtunë) Roma zyrtarizoi Maxime Gonalons nga Lyoni.
Mesfushori erdhi te klubi italian nga Lyoni për pesë milionë euro.
28-vjeçari ka mbërritur në aeroportin e Fiumicino të Romës, ku është pritur nga tifozët vendas.
Vlen të theksohet se Gonalons ka bërë 284 ndërhyrje në top në Ligue 1, më shumë se çdo lojtarë në tre sezonet e fundit. /Telegrafi/