Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka komentuar fitoren e skuadrës ndaj Pachuca 3-0 në Kupën Ndërkontinentale .
Vetëm disa muaj si pjesë e Realit, Mbappe tanimë ka fituar dy trofe ndërkombëtarë me Los Blancos.
Ylli francez është i etur për të fituar më shumë trofe me Real Madridin, teksa thotë se kanë pesë të tjerë para vetës për t’i fituar.
🇫🇷🏆😃#WorldCham9ions pic.twitter.com/mZyD6oU2bO
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 19, 2024
“Golët ndihmojnë për të fituar tituj, por skuadra është gjithmonë më e rëndësishmja. Gjëja më e rëndësishme janë trofetë”.
“Ne kemi fituar një trofe shumë të rëndësishëm. Nga shtatë të mundshmet, ne kemi fituar dy të parët”.
“Ne do të përpiqemi të fitojmë Superkupën e Spanjës pas pushimit. Trofetë e tjerë janë gjithashtu shumë të rëndësishëm, por ne duhet të përfitojmë nga ajo që kemi tani”.
🏆 ¡CHAMPIONS! 🏆
🏁 @RealMadridEn 3-0 @Tuzos
⚽ 37′ @KMbappe
⚽ 53′ @RodrygoGoes
⚽ 84′ @ViniJr (p)#FIFAIntercontinentalCup | #WorldCham9ions pic.twitter.com/T67qt0MQER— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 18, 2024
“Ne duhet të qëndrojmë po aq të uritur për të marrë pesë të tjerat”, deklaroi ylli francez.
Në 23 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën e Real Madridit, Mbappe ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/