Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka nënshkruar sot (e martë) dhe është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit.
Mbappe është tashmë një lojtar i Real Madridit, pasi nënshkroi kontratën në Santiago Bernabeu, pas kalimit të testeve mjekësore në mëngjes.
Presidenti Florentino Perez e priti atë në sallën e këshillit të Real Madrid City, ku sulmuesi francez nënshkroi kontratën që do t’i bashkohet klubit Los Blancos.
Ylli francez ka nënshkruar kontratë që e lidh me Mbretërit për pesë sezonet e ardhshme.
Pas nënshkrimit, Mbappe mori një kopje të stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin nëntë.
Me të përfunduar ritualin brenda stadiumit, Mbappe ka dalë në fushën e Bernabeut, ku është pritur me entuziazëm nga tifozët. /Telegrafi/